Vetingu brenda BDI-së, Kasami: Hipokrizi, shqiptarët nuk i besojnë këtij procesi përderisa aty është Ali Ahmeti

Për procesin e vetingut që BDI ka filluar brenda partisë, në Daily Click në TV21, Bilall Kasami tha se ky proces është hipokrizi dhe siç thotë, duhet t’i parashtrojnë vetes pyetje se a është hajdut Ramiz Merko dhe Artan Grubi, përcjell TV21. Kasami tha se, shqiptarët e kanë kuptuar se kush është BDI nuk i besojnë këtij procesi përderisa aty është Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi “Vetë procesi në termat që ata i kanë parashtruar, është hipokrizi në vetvete. Para se ta ngrejë këtë çështje z. Ahmeti dhe BDI, duhet t’ia parashtrojnë sinqerisht një pyetje vetvetes, të dalin para pasqyrës dhe t’ia parashtrojnë  një pyetje. “A është hajdut Ramiz Merko. A është hajdut Artan Grubi”. Para se ata të thonë se janë të gatshëm për një veting, duhet t’ia parashtrojnë vetes këtë pyetje dhe kur do të pastrojnë me vetveten rreth këtyre çështjeve, atëherë mund të vazhdojë me procesin e vetingut sepse edhe sot kur Ramiz Merko është në listën e zezë dhe janë ngritur padi për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Duhet parashtruar pyetja “Çka me Artan Grubin. A do të vazhdonte Artan Grubi të jetë faktori kryesor në BDI edhe pa mos u futur në listën e zezë? Shqiptarët e kanë kuptuar se kush është BDI. Shqiptarët nuk i besojnë BDI-së në këtë proces përderisa aty është Ali Ahmeti dhe banda e tij, përderisa aty është Musa Xhaferi dhe njerëz që janë bërë milionerë”, tha Bilall Kasami.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *