Vetëplagoset një person me armë gjuetie në Kaçanik

Estimated read time 1 min read

Një person ka plagosur vetën aksidentalisht me armë gjuetie, derisa kishte qenë në pyll për gjah, të dielën në Kaçanik.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i njëjti pas trajtimit mjekësor në Ferizaj është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas raportit mjekësor i vetplagosuri është në gjendje stabile.

Ndërkohë, njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar armën dhe një gëzhojë.

“Kaçanik / 17.12.2023 – 10:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ishte vet-plagosur me armë gjuetie derisa kishte qenë në pyll për gjah. I njëjti pas tretmanit mjekësor në Ferizaj është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut kompetent gjendja e tij është stabile. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma dhe një gëzhojë”, thuhet në raportin ditor./teve1.info/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like