LSDM nuk është e kënaqur nga vendimi i Antikorrupsionit që nuk gjeti asgjë të kontestueshme në emërimin e Bojan Hristovskit për drejtor të Agjencisë për Siguri Kombëtare. Anëtarët e Antikorrupsionit theksuan se dokumentacioni i Hristovskit ka qenë në rregull, pa kontrolluar autencitetin edhe pse opozita e konteston certifikatën e tij për gjuhën angleze dhe diplomën e fakultetit.
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, u ankua edhe për analizat dhe vendimet e Inspektoratit të arsimit në të cilat u thirr Antikorrupsioni në lidhje me diplomën e Hristovskit. Sipas mbikëqyrjes së kryer, universiteti privat në mënyrë ligjore dhe pa parregullsi ia ka dhënë diplomën drejtorit të ASK-së.
Filipçe drejtpërdrejtë i bëri thirrje që të intervenoj ministres së arsimit, Vesna Janevskës si dhe Këshillit inspektues, për të vërtetuar nëse janë korrekte analizat e Inspektoratit të arsimit. Nga MASH thonë se Janevska nuk ka kompetenca të tilla.
Nga Këshilli inspektues për TV21 thonë se ata do të veprojnë për çdo ankesë që do të arrijë deri te ata, si dhe nëse ka nevojë edhe nga informacionet që qarkullojnë në opinion. Megjithatë, jozyrtarisht për këtë rast kanë nevojë për më shumë detaje, përkatësisht të dinë se cili vendim i Inspektoratit për Arsim kontestohet dhe cila pjesë.