Vdiq gruaja më e vjetër në botë në moshën 125-vjeçare

Estimated read time 1 min read

Statusi i saj si gruaja më e vjetër në botë, megjithatë, nuk njihet nga Libri i Rekordeve Guinness.

Masumeh Sanei Toroghi, e lindur më 23 shtator 1898, vdiq të hënën në Mashhad, në verilindje të Iranit, raportoi TV, i cili publikoi një foto të kartës së saj të identitetit.

Gruaja iraniane besohet se ka vdekur në moshë më të madhe se francezja Jean Calment, e cila zyrtarisht konsiderohet si personi më jetëgjatë në histori, pasi vdiq në vitin 1997 në moshën 122-vjeçare.

Arsyeja e dyshimit për besueshmërinë e informacionit për gruan “e re” më të vjetër në botë është se Irani filloi të lëshonte dokumente nga librat e gjendjes civile vetëm në vitin 1918, domethënë 20 vjet pas lindjes së Masumeh Sanei Toroghi.

Advertisement

Sipas Librit të Rekordeve Guinness, për momentin gruaja më e vjetër në botë është Maria Branjas Morera nga Spanja, e cila do të festojë 117 vjetorin e saj më 4 mars.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like