Si pasojë e komplikimeve nga virusi Covid-19, vdes ish-kryeministri i Bosnjë dhe Hercegovinës Hasan Muratoviç, informon portali informativ boshnjak Klik. Muratoviç, i cili ishte ministër në disa qeveri në Bosnjë dhe Hercegovinë, ka ndërruar jetë në Spitalin e Sëmundjeve Infektive në Sarajevë, përcjell North Macedonia Post. Ai ishte kryeministri i parë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit dhe përfundimit të luftës së përgjakshme pesëvjeçare.
Advertisement
Advertisement
Advertisement