Vdekja e presidentit iranian nga rrëzimi i helikopterit: Çka dihet deri tash?

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi ka mbetur i vdekur pas rrëzimit të helikopterit afër kufirit të Iranit me Azerbejxhanin.

Bashkë me presidentin iranian, në helicopter ishte edhe ministri i jashtëm i Irnait, Hossein Amir-abdollahian – që po ashtu mbeti i vdekur. Ekipet e kërkimit që shkuan në vendin e ngjarjes, kanë tërhequr tashmë trupat e pajetë të dy udhëheqësve të Iranit derisa thonë se ‘nuk ka të mbijetuar nga ky aksident’.

Siç citon The Guardian mediat atje, guvernatori i provincën lindore iraniane ishte në mesin e njerëzve që ishin në helikopter. Numri i viktimave në total që ishin në këtë fluturim, është nëntë.

Raportohet se Mohammad Mokhber, zëvendëspresidenti aktual iranian, do ta zëvendësojë presidentin Raisi deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja presidenciale në Iran.

Advertisement

Presidenti kinez, Xi Jinping, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti turk Erdogan, janë mes politikanëe të parë që kanë shprehur ngushëllime për popullin iranian.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se ‘Raisi ishte një mik i vërtetë i Rusisë’.

Duke folur për Reuters, një burim nga Izraeli ka kundërshtuar çdo rrethanë të mundshme involvimi të shtetit të Izraelit në këtë aksident.

Në muajin prill, Irani ka nisur një fushatë të paprecedentë kundër Izraelit, e autorizuar nga presidenti Raisi.

Advertisement
Advertisement