









Pak ditë pas vdekjes të biznesmenit të ri nga Prishtina, Albert Krasniqi (u vra nga i ati), xhaxhai i të ndjerit ka shkruar një mesazh prekës për nipin në rrjetet sociale.
“Ah Nipi jem, po vështirë me shkru për ty, zemrën na ke thy o Albi. Zoti të shpërbleftë me xhehnet oj zemra jem. Do të jemi me zemër të thyer, deri sa të takohemi në botën e ahiretit!”, ka shkruar Ismet Krasniqi.
Ngjarja e rëndë tragjike ka tronditur opinionin publik në Kosovë, jo vetëm për mënyrën se si ndodhi, por edhe për historinë e viktimës.
Albert Krasniqi, dyshohet se u vra nga babai i tij, Skënder Krasniqi. Sipas mediave kosovare, Ismet Krasniqi ka thënë se vrasja mund të ketë ndodhur aksidentalisht.
Xhaxhai i të ndjerit shton se Alberti kishte blerë një armë zjarri, ndërsa babai i tij Skënderi, kishte shkrepur një plumb në drejtim të djalit, ku si pasojë vdiq.
Një tjetër pistë sipas mediave në Kosovë, është se at e bir janë përplasur për shkak të konflikteve familjare, pasi Alberti ishte në kërkim nga policia për shkak të dhunës që kishte ushtruar ndaj ish-bashkëshortes së tij, Besa Gashi, ish-Mis Kosova.
Ndaj Skënder Krasniqit është vendosur masa e paraburgimit për një muaj, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.
Albert Krasniqi dhe babai i tij njihen si biznesmenë të suksesshëm në Kosovë. Madje Alberti ishte edhe personazh i njohur i “showbizz”-it shqiptar për shkak të lidhjeve të tij me figurat publike. /e.a/noa.al/