“U punësuan tre shqiptarë në GJK”, Grubi: Të gjitha dyert po hapen

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në faqen e tij zyrtare në facebook ka informuar se sot në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë pranuar tre shqiptarë edhe atë në pozita të larta.

Grubi me këtë rast ka falënderuar edhe kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati i cili ipas Grubit pa rezervë vazhdimisht ka qenë i hapur që gjykata që ai udhëheq të jetë në funksion të së drejtës.

Ky është postimi i plotë i Grubit:
Të gjitha dyert po hapen.
Sot Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pranoi shqiptarët e parë të punësuar në këtë institucion edhe atë në pozita të larta.
Dua të falënderoj për bashkëpunimin kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati i cili pa rezervë vazhdimisht ka qenë i hapur që gjykata që ai udhëheq të jetë në funksion të së drejtës./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like