U gjet e pajetë në autostradë, arrestohet i dyshuari për vdekjen e 23-vjeçares

Estimated read time 1 min read

Një 23-vjeçare ukrainase, e quajtur Olena Kozij, u gjet e vdekur nga Policia e Kosovës, më 21 shkurt të këtij viti në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Mësohet se lidhur me rastin, është arrestuar një person i dyshuar.

Burime nga Policia, thonë se i arrestuari dyshohet se ka qenë në veturë me viktimën, ndërsa pas një mosmarrëveshje që është zhvilluar mes tyre, shtetasja ukrainase ka dalë nga vetura dhe dyshohet se ajo më pas është goditur nga një veturë tjetër në autostradën Ferizaj – Prishtinë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like