Tragjike/ Spitali përfshihet nga flakët, humbin jetën 6 foshnje të porsalindura

Estimated read time 1 min read

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje tragjike ka ndodhur në Nju Delhi të Indisë, ku gjashtë foshnje të porsalindura kanë humbur jetën, si pasoje e një zjarri që shpërtheu në një spital të kryeqytetit Indian.

Në pamjet e transmetuara nga rrjetet televizive, shihen zjarrfikësit duke tentuar të shuajnë zjarrin, i cili ra mbrëmë në spitalin në pjesën lindore të qytetit.Departamenti i zjarrfikësve, i tha agjencisë së lajmeve ANI se gjashtë fëmijë të tjerë u shpëtuan dhe u dërguan në një spital tjetër.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like