Qytetari e gjen çantën me mbi 7 mijë euro, e dorëzon në polici

Estimated read time 2 min read

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm një qytetar ka dorëzuar në stacionin policor në Pozheran një çantë me para e dokumente personale të cilën e kishte gjetur.

Shuma e parave ishte shatë mijë e pesëqind e euro, të cilat qytetari i dorëzoi në Polici.

Policia ka vlerësuar këtë akt, teksa ka njoftuar se pronarit tashmë i është dorëzuar çanta.

“Sot me datën 11.07.2024 rreth orës 08:10 në Nënstacionin Policor në Pozheran një qytetar ka dorëzuar një qante të cilën e kishte gjetur. Në çantë kishte dokumente personale dhe para të gatshme në vlerë të përgjithshme prej shtatëmijë e pesëqind (7500) euro.

Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikoj personin që i kishte humbur çantën dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer çanta me
dokumentet dhe paratë.

Advertisement

Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë qytetarin e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës”, njofton Policia e Kosovës.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like