Një vrasje mizore ka ndodhur sonte në qendrën e Prilepit.
Pas një zënke mes një grupi të rinjsh, pasoi një përleshje fizike dhe më pas një djalë nga fshati Senokos, komuna e Dollnenit, transmeton lideri.mk, është therur disa herë me thikë.
Sipas informacioneve fillestare, djali (A.D.) është rreth 15-16 vjeç.
Ngjarja fatkeqe ka ndodhur para ndërtesës nëntëkatëshe në qendrën e Prilepit, pas së cilës djaloshi ka tentuar t’u ikë sulmuesve. Dëshmitarët okularë thonë se ka arritur te ish-hotel “Shkupi”, ku ka rënë për tokë dhe ka ndërruar jetë.
Advertisement
Për momentin nuk dihen autorët e këtij akti të rëndë dhe nuk dihen as shkaqet që i kanë paraprirë ngjarjes tragjike./Lideri
Advertisement
Advertisement