Grabitja e armatosur në Suharekë – gjykata merr vendimin e ri ndaj 4 të dyshuarve

Estimated read time 2 min read

Katër të dyshuarve për grabitjen e armatosur në argjendarinë në Suharekë, iu është vazhduar masa e paraburgimit. Sipas vendimit të gjykatës Themelore në Prizren Bujar Basha, Besart Istrefi, Leutrim Cakolli dhe Trim Baraku, do të qëndrojnë në paraburgim edhe për 2 muaj.

Ndërkaq, Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri janë liruar në procedurë të rregulltë.

Kështu ka konfirmuar për Insajderin ​​​​​​​​​zëdhënësi i kësaj gjykate, Marcel Lekaj,

Basha, Istrefi, Cakolli dhe Baraku, masa e paraburgimit iu vazhdua deri më 30 prill 2024.

“Ju njoftojmë si në vijim: Të pandehurve: Bujar Basha, Besart Istrefi, Leutrim Cakolli të dyshuar për veprën penale Grabitja, dhe Trim Baraku i dyshuar për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, me datë 28.02.2024, Gjyqtarja e procedurës paraprake ka marrë AKTVENDIM dhe ka vazhduar masën e paraburgimit deri më datë 30.04.2024. Pas vlerësimit të kërkesës së Prokurorit të Shtetit për vazhdimin e paraburgimit, dhe pas vlerësimit të shkresave të lëndës, Gjyqtarja e procedurës paraprake ka gjetur se kërkesa e Prokurorit të Shtetit për vazhdimin e paraburgimit së masës së paraburgimit është e bazuar”, ka thënë Lekaj për Insajderin.i

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like