Toshkovski “i habitur” me prokurorët! Vasko Kovaçevski i “grind” MPB-në dhe PPTh-në

Toshkovski “i habitur” me prokurorët! Vasko Kovaçevski i “grind” MPB-në dhe PPTh-në

Ministri i brendshëm Pançe Toshkovski u habit se pse Prokuroria nuk ka kërkuar paraburgim për ish drejtorin e EMV-së, Vasko Kovaçevski. Ai nuk është në shtet, ndërsa është pjesë e të dyshuarve në aksionin Aditivët – lënda për kurdisje të tenderëve dhe larje parash për blerjen e qymyrit për nevojat e TEC Manastir.

Toshkovski pyeti se pse nuk është kërkuar paraburgim vetëm ndaj atij personi nga rasti “Aditivët”. Prokuroria u përgjigj se policia duhet të kishte njoftuar fillimisht gjykatën se ai ishte i pakapshëm.

Ndërkohë, Toshkovski konfirmoi se zgjerohet hetimi edhe në Lotarinë shtetërore pasi policia financiare dorëzoi kallëzime penale për ish drejtorin Përparim Bajrami por edhe kundër personave të tjerë.

Së fundmi, shqyrtohen madje 6 tenderë të Lotarisë për blerjen e televizorëve, kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera. Dyshohet se blerjet janë kurdisur që t’i konvenojnë kompanisë “Ritron Kopi” nga Kumanova, pronari i së cilës është Artan Ajruli. Sipas dyshimeve, pjesë e pajisjeve aspak nuk është dërguar ndërsa buxheti është dëmtuar për 22 milionë denarë.