Numër i madh aspirantësh në VMRO-DPMNE për kryetar të Shkupit. Në lojë janë Zllatko Perinksi, ministër aktual për vetëqeverisje lokale, Orce Gjeorgjievski, kryetar aktual i Kisella Vodës, por ka edhe adutë të fshehur të cilët rangohen lart tek anëtarët e partisë. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për drejtorin aktual i NP Rrugë shtetërore Koce Trajanovski, i cili dy mandate ka qenë kryetar i Shkupit. Edhe Perinski edhe Gjorgjievski shpresojnë për përkrahjen e liderit Mickoski. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se gjatë muajit bëjnë nga disa anketa dhe se partia e tij dhe koalicioni janë në avantazh para partive të tjera, madje katër me një, por edhe se shihet se cili kandidat si është ranguar tek anëtarët e partisë. Aspirata të këtilla për pozita të caktuara politike rrallëherë mund të shihen në publik, para se gjithash në partitë e mëdha ku sipas statutit liderët kanë kompetenca reale në sjelljen e vendimeve politike.
“Tollovi” brenda VMRO-DPMNE-së për Qytetin e Shkupit! Gjeorgjievski, Perinski ose? Mickoski në dilemë se kë ta përkrahë
Advertisement
Advertisement
Advertisement