• 16-05-2021

Tik Tok sjell risinë më të fundit për përdoruesit me epilepsi

Aplikacioni i famshëm Tik Tok ka vendosur të sjellë një risi për përdoruesit që vuajnë nga epilepsia.

Tik Tok ka vendosur të shtojë mundësinë për të shmangur videot që kanë drita të forta dhe që kanë ndikim te njerëzit që vuajnë nga kjo sindromë.

Vendimi vjen disa muaj pasi filloi etiketimin e videove që shfaqin efekte të tilla si dritat e ndezura.
Opsioni Skip All, që do të shfaqet në javët e ardhshme, do t’u lejojë përdoruesve të vendosin që në profilin e tyre të mos tregohen këto video.

Një organizatë bamirësie për epilepsinë tha se shpresonte që edhe faqet e tjera të mediave sociale të ndiqnin këtë shembull.

Përdoruesit që hasin në një video sensitive do të marrin një njoftim që i fton ata të kalojnë të gjitha videot e ngjashme në të ardhmen.

Read Previous

Mot me diell, temperatura ditore deri më 17 gradë

Read Next

Edhe ”Apple” mund të akuzohet për…ryshfet?

%d bloggers like this: