Theret me th*ikë një 28 vjeçar në Prizren

Një 28 vjeçar është therur me thikë në pjesën e qafës sot në mëngjes në Prizren, duke kaluar në vija të bardha. Viktima po trajtohet në emergjencën e qytetit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:30, në rrugën e Ankarasë, pasi siç merr vesh gazeta online Reporteri.net, viktima paraprakisht ka pasur një mosmarrëveshje me vozitësin e një veture Golf 4 i cili më pas e ka goditur 28 vjeçarin me thikë në pjesën e qafës.

Vetura me të cilën ishte sulmuesi, ishte ngjyrë hiri, dhe policia ka arritur t’i identifikojë targat e saj, raporton gazeta online Reporteri.net, përkundër se ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Advertisement

Në veturë me sulmuesin, ka patur edhe persona tjerë, të cilët ende nuk janë identifikuar nga Polica, sikurse as sulmuesi.

Viktima, siç merr vesh Reporteri.net është jashtë rrezikut për jetën dhe po vazhdon trajtimin në emergjencën e Spitalit të Prizrenit. /Reporteri.net/.

Advertisement
Advertisement