Thellohet kriza politike në Maqedoni – A do të kemi Qeveri teknike?!

NMK-Post Analizë
Takimi ndërmjet kryeministrit Zoran Zaev dhe kreut të opozitës maqedonase Hristijan Mickovski është pritur me dyshime të mëdha në opinion. Fillimisht takimi është konsideruar si takim etnik, ndërmjet liderve maqedonas, ndërsa përfundimet që dolën nga takimi hapën edhe tema të tjera për sa i përket zhvillimeve politike. Vetë fakti se në periudhën e kaluar, partia politike opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE ngrinte tema të ndryshme, ndërkaq në takimin me kryeministrin Zaev u përcaktuan për shtyerje të Regjistrimit të popullsisë dhe reformat në Kodin Zgjedhor, shtyn të mendohet se qëllimi i bllokimit nuk kanë qenë temat në fjalë por bllokimi ka pasur për qëllim vetëm krijimin e një krize politike të zakonshme. I ndodhur në një pozitë shumë të pa lakmueshme, me një shumicë parlamentare të brishtë, me tre parti politike shqiptare në kuadër të saj, si dhe me kërkesa të shumta për çështje të ndryshme, Zaev zgjodhi një marrëveshje të pazakontë me kreun opozitar Mickovski. Pikërishtë kjo gjë hap çdo opcion tjetër për vazhdimin e procesit. Kur ti shtohet gjithë kësaj edhe kontesti me Republikën e Bullgarisë, të cilin i vetëm pa opozitën Zaev nuk do të kishte dashur ta zgjedh, atëherë bëhet e mundshme edhe Qeveria e zgjeruar, Qeveria teknike apo Qeveria e ekspertëve (pavarsisht si do të emërohej).

Advertisement

Megjithatë, deri më tani faktori politik shqiptar nuk është shprehur as për marrëveshjen Zaev Mickovski e as për hapat e radhës. BDI, BESA dhe PDSH-ja të cilët janë pjesë e koalicionit qeverisës, edhe pse zyrtarisht si parti politike nuk janë shprehur, eksponentë të tyre kanë shprehur rezervat e tyre për këtë marrëveshje. Nga ana tjetër dy lidertët e koalicionit ASH-së dhe AAA, Janë shprehur kategorik për të shtyrë Regjistrimin e popullsisë, duke potencuar se deputetët e tyre do të votojnë kundër ndryshimit.
Duke e ditur se ndryshimet në Ligjin për Regjistrimin e popullsisë realizohen me votim me Badenter, si përfundim mund të konstatojmë se edhepërkundër faktit se krerët e partive politike maqedonase arritën një marrëveshje paraprake ditën e hënë, të njëjtën duhet ta “vulosin” edhe partitë shqiptare, nga të cilat do të varet rrjedha e procesit politik në Maqedoninë e Veriut.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like