• 20-09-2021

Thaçi takohet me ambasadorin Grek, Yannakakis

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi priti në takim lamtumirës ambasadorin e Greqisë z. Dimitris Yannakakis, njofton FLAKA, transmeton nmk-post.

“Në takim u bisedua për zhvillimet e fundit në vend e rajon, Marrëveshjen e Prespës, procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian me ç’rast palët u dakorduan që bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë të vazhdojë dhe se, zhvillimi ekonomik së bashku me anëtarësimin në BE janë pikësynime që duhen ndjekur”, njoftuan nga PDSH.

Kryetari Menduh Thaçi konfirmoi qëndrimin për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës dhe potencoi që procesi Euro-Atlantik bashkë me shtetin e së drejtës dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike janë përcaktim i Partisë Demokratike Shqiptare. Me rastin e përmbylljes së mandatit të ambasadorit, Menduh Thaçi falenderoi Ekselencën e Tij Dimitris Yannakakis për kontributin diplomatik në vend dhe rolin e rëndësishëm në marrëdheniet dypalëshe.

Read Previous

Zaev: Organizatori kryesor i “27 prillit” është Gruevski

Read Next

Lëvizja Anti Bixhoz: Të mbyllen kazinotë sikurse kafenetë

%d bloggers like this: