Tetovë: Thirrje për pro*testa për çështjen e Rrugës Industriale

Në rrjetët sociale është shpërndarë një thirrje për pro*testë në qytetin e Tetovës për çështjen e “Rrugës Industriale”, njofton nmk-post.

Sipas thirrjes së shpërndarë, protesta pritet të mbahet nesër.

Ja thirrja:

Lajmërim për protestë
Të nderuar banorë të qytetit të Tetovës,
Të hënën (25.01.2021) në ora 13:00 do të organizohet protestë për zgjidhjen e problemit të këmbësorëve në rrugën industriale të Tetovës.
Tubimi do të bëhet tek rrethi në fund të rrugës industriale, përball Hellgës.
Protesta organizohet pas shumë kërkesave që ranë në vesh shurdhër për ndarjen fizike të rrugës dhe ndërtimin e mbikalimeve.
Kjo rrugë secilin vit shuan nga një jetë në lule te rinisë!
Të mos presim edhe raste tjera me përfundim tragjik por ta ngrisim zërin dhe të kërkojmë nga organet kompetente që të marrin masa adekuate për zgjidhjen e këtij problemi.
Kërkesat tona konkrete do i shpalosim ditën e protestës.
Ju ftojmë që të merrni pjesë në protestë (duke respektuar rregullat anti-covid).
Me respekt, Këshilli organizativ.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like