• 18-05-2021

Tërmkolli porosi Kurtit: Po vepron njëjtë si Vuçiqi me Listën Serbe

Anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka thënë se kreu i Qeverisë, Albin Kurti me partinë e tij po vepron si Lista Serbe në Kosovë.
Kjo për shkak të aktivizimit të Kurtit dhe partisë së tij për zgjedhjet në Shqipëri, ku Tërmkolli ka deklaruar se Kurti po vepron si presidenti serb, Aleksander Vuçiq me Listën Serbe në Kosovë, shkruan Periskopi.Këto komente, Tërmkolli i ka bërë në një shkrim në Facebook, ku thotë se Kurti po legjitimon me këtë shkeljen e sovranitetit të Kosovës nga Serbia. VV-ja në zgjedhjet e Shqipërisë – Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti dhe partia e tij, VV-ja, me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet në Shqipëri po veprojnë njësoj si Vuçiqi me Listën serbe në Kosovë. Kryeministri Kurti, direkt apo indirekt po legjitimon shkeljen e sovranitetit të Kosovës nga Serbia. Është filli i një rreziku dhe dëmi të madh shtetëror për Kosovën”, ka shkruar ajo.
Ditëve të fundit Kurti është kritikuar ashpër pasi që i njëjti i ka kushtuar rëndësi të veçantë zgjedhjeve në Shqipëri, derisa, në Kosovë është një situatë e rëndë me pandeminë dhe ekonominë./Periskopi/

Read Previous

Shaqir Fetahu uron besimtarët për muajin e Ramazanit

Read Next

Merkel në favor të një bllokimi të shkurtër mbarëkombëtar

%d bloggers like this: