Tërmeti madh – qytetarët dalin në rrugë të tmerruar!

Estimated read time 1 min read

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter ka goditur pjesën veriore të Kirgistanit, njoftoi sot Instituti i Sizmologjisë në Almaty, transmeton RIA Novosti.

Sipas Institutit, epiqendra e tërmetit ishte në rajonin Isik-Kul, 35 kilometra në veri të qytetit të Cholpon-Ata dhe 190 kilometra nga Bishkek, kryeqyteti i Kirgistanit.

Sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Situatave Emergjente të Kirgistanit, nuk ka viktima.

Advertisement

Tërmeti u ndje edhe në vendet më të afërta me epiqendrën, duke përfshirë kryeqytetin e Kazakistanit, Almaty, ku ishte 4.5.

Reuters raporton se dhjetëra banorë të Almaty dolën nga shtëpitë e tyre dhe ndërtesat e tjera nga frika dhe se sirenat u dëgjuan.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like