Tërmeti fuqishëm e dridh shtetin fqinj

Estimated read time 1 min read

Tërmet me magnitudë prej 5.7 ballë sipas Rihter është regjistruar pak pas orës 09:00 në zonën detare në perëndim të gadishullit grek të Peloponezit, njoftoi Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar në Athinë,

Tërmeti është ndjerë në të gjithë rajonin e Peloponezit, veçanërisht në pjesën perëndimore, por edhe në Athinë.

Deri më tani nuk ka të dhëna për të lënduar apo dëme materiale.

Instituti Gjeodinamik fillimisht raportoi se dy tërmete me magnitudë prej 5.6 dhe 5.7 ballë u regjistruan me disa sekonda diferencë, diçka që më pas u ndryshua në një tërmet dhe sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, bëhej fjalë për një tërmet me magnitudë prej 5.7 ballë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like