Tërmeti është ndjerë në pjesën jugperëndimore të vendit, në Ohër dhe Kërçovë, me intensitet prej tre gradësh sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Estimated read time 1 min read

Një tërmet me magnitudë 3.6 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri në orën 06:32 me orën lokale, bën të ditur Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkencë-Matematikor në Shkup.

Sipas informacioneve nga Observatori Sizmologjik, epiqendra e tërmetit ka qenë 130 kilometra në jugperëndim të Shkupit, në Republikën fqinje të Shqipërisë.

Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 15 kilometrash.

Në njoftimin e Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit Shkencë-Matematikor thuhet se tërmeti është ndjerë në pjesën jugperëndimore të vendit, në Ohër dhe Kërçovë, me intensitet prej tre gradësh sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Advertisement

Tërmeti në Shqipëri është regjistruar edhe nga Instituti Evropian Sizmologjik Mesdhetar (EMSC).

Sipas informacioneve të Institutit Sizmologjik Evropian Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ka qenë 19 kilometra në verilindje të Elbasanit.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like