Të shtëna me armë në Fushë Kosovë, plagoset një person

Estimated read time 2 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Fushë Kosovë, ku si pasojë e të shtënave me armë, ka mbetur i plagosur një person, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitar të Kosovës për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa i dyshuari i tretë ndodhet në arrati.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje me dy të dyshuar të tjerë për momentin të panjohur ka ardhur deri tek incidenti i plagosjes me armë zjarri te njërit prej të dyshuarve të lartcekur. I dyshuari i plagosur gjendet në QKUK-së për trajtim mjekësor me përcjellje policore, ndërsa tek i dyshuari i dytë është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Lidhur me rastin është identifikuar edhe i dyshuari i tretë i cili deri me tani gjendet në arrati. Është konsultuar prokurori kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personave te dyshuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like