Të hënën do të dëshmojë dëshmitari kryesor! Përsëri “rrjedhën” informacione sekrete nga hetimi për Palevskin

Të hënën do të dëshmojë dëshmitari kryesor! Përsëri “rrjedhën” informacione sekrete nga hetimi për Palevskin

Lupço Palevski kërkoi tërheqjen e prokurores Zhaklina Josifovska dhe gjithë prokurorisë së Shkupit. Thonë se janë fshehur prova, ndërsa lëndën e quajti marrëveshje politike dhe konstruksion i rëndë kundër tij si i dyshuari i parë për rrëmbimin dhe vrasjen e Vanjës dhe Pançes. Prokurori shtetërorë Lupço Kocevski duhet të vendos për tre ditë, ndërsa gjykatësi Ivica Stefanovski seancën e caktoi më 3 janar. Atëherë duhet të dëshmojë dëshmitari kryesor i cili ishte në arrati, e më pas vet është paraqitur në stacionin policor Goce Trajkovski.

“Me prezantimin e video incizimeve i afrohemi pjesës kur opinioni do të njoftohet për veprimet konkrete që i ka ndërmarrë Lupço Palevski i cili gjithë kohës mohon se ka marrë pjesë në ngjajet në fjalë. Është shumë e çuditshme se si i akuzuari Lupço Palevski i ka procesverbalet e marrjes në pyetje të të akuzuarve Velibor Manev, Bore Videvski, Vllatko Keshishev, Aleksandar Gjorçevski nga prokuroria, për shkak se janë shkresa që janë vetëm për prokurorinë, ndërsa nuk janë dorëzuar as për shqyrtim te mbrojtja, kështu që është shumë e çuditshme se si i ka marrë dhe i prezanton në opinion”, tha Zhaklina Josifovska, prokurore.