Taravari tha se në këtë mandat gjuha shqipe do të bëhet zyrtare, Kasami: Do të hiqet 20%-shi, do të ketë Ligj për Gjuhën Shqipe

Zyrtarizim apo avancim i gjuhës shqipe, çfarë po paralajmëron VLEN? Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në Daily Click duke komentuar deklaratat e Arben Taravari, i cili tha se në këtë mandat të VLEN-it, do të bëhet zyrtarizimi i gjuhës shqipe, tha se ky qëllim është një proces i gjatë. Kasami thotë se fillimisht do të largohet termi 20% nga Kushtetuta, që i referohet gjuhës shqipe, ndërkaq thotë se do të ketë Ligj për Gjuhën Shqipe. “TV21: A do të jetë shqipja e barabartë me maqedonishten, ashtu siç e tha edhe z.Taravari në këtë studio? Tash…avancimi i gjuhës shqipe në gjuhë të barabartë me gjuhën maqedonase është një proces, pra nga aty ku kemi qenë, në atë që duam ta arrijmë, një barazi të plotë, sigurisht që kërkon një proces të përgatitjes së shoqërisë, një proces të përgatitjes së institucioneve dhe një proces pra të ndryshimeve hap pas hapi të Kushtetutës, ne në këtë rast po themi që fillimisht pra me me këto ndryshime kushtetuese do të largojmë pra këtë definicion, ne themi të papërshtatshëm për gjuhën shqipe në Kushtetutë dhe në fazën tjetër është implementimi dmth i Ligjit ekzistues, me ndryshimet kushtetuese, sigurisht pra do të bëhet Ligj për Gjuhën shqipe dhe jo si është tani, ligj për gjuhët. Implementimi i plotë i Ligjit për Gjuhën Shqipe që si një fazë paraprake deri sa ne të arrijmë barazi të plotë”, tha Kasami në TV21.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *