Taravari në takim me Ramën – Çfarë do vendos ASh-ja për koalicionet?!

Estimated read time 2 min read

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari nesër zyratrisht do të takohet kokë më kokë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën. Siç mëson portali TS, Rama do të diskutojë me kreun e ASh-së në lidhje me zgjedhjet e 8 Majit dhe rreshtimin e ASH-së në drejtim të Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër sot Ministri për Evropë dhe Politikë të Jashtme i Shqipërisë Igli Hasani u shpreh se Shqipëria do të mbështes ata parti politike që kanë synim Bashkimin Evropian.

Nuk dihet nëse pas takimit mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kreut të ASH-së, Arben Taravari do të jetë edhe dita e fundit ku ASH do të vendos përfundimisht se me kë do të koalicionojë para zgjedhjeve të 8 Majit.

Advertisement

Vlen të theksohet se shumica e kryesisë dhe kuvendit të ASH-së janë për një bashkëpunim të madh me BDI-në, deputetët e ASH-së janë pro bashkëpunimit me BDI-në, por ende nuk dihet se çka do të vendos Arben Taravari do të vazhdojë rrugën e tij të vetme duke iu bashkuar opozitës shqiptare apo do të rreshtohet me Ziadin Selën për Frontin Evropian./TS/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like