Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, qëndroi dje në Prishtinë ku pati takime me krerët e shtetit, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.
Ministri gjerman kërkoi shtensionim të situatës në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke bërë thirrje për rikthim në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Ne, marrë parasysh tensionet aktuale me Serbinë, dhe pakicën serbe në Kosovë, bëjmë thirrje të qartë për maturi dhe kujdes”, tha Pistorius.
Vozitën mbi dyfishin e shpejtësisë së lejuar, dy gjilanasve iu merret patentë shoferi dhe dënohen me 300 euro
Ndalimi i dinarit, “The Guardian”: Kosova akuzohet për nxitje tensionesh
Presidentja Osmani i uron shërim të shpejtë Mbretit Charles pas diagnostikimit me kancer
Ai shtoi se “Kosova duhet të kontribuojë në shtensionim e situatës, mirëpo edhe roli i Serbisë është një rol i veçantë”.
Pistorius tha se thirrje për dialog dhe shtensionim do të bëjë edhe në kuadër të udhëtimit të tij në Serbi.
“Sa i përket marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kosovës, kërkesa e ditës është shtensionimi. Kancelari [gjerman, Olaf Scholz] e ka nënvizuar që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Evropë, por kjo parasheh si kusht dialogun dhe askush nuk duhet dhe nuk mund të ketë një interes në tensionin e mëtejmë të situatës”.
Në konferencën e përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ministrin gjerman ka folur për rregulloren e Bankës Qendrore, e cila përjashton dinarin si valutë për kryerjen e operacioneve me para të gatshme dhe lejon vetëm euron.
Ministri gjerman tha se Kosova ka të drejtë ta zbatojë ligjshmërinë e saj, mirëpo për dinarin ai thotë se nevojitet të komunikohet në mënyrë më të përshtatshme.
“Jemi të vetëdijshëm që Kosova ka të drejtë të zbatojë ligjshmërinë e saj, por në deeskalim bën pjesë edhe masat legjitime për sa i përket vendosjes së Euros si valutë e vetme, mirëpo nevojitet që kjo të komunikohet në mënyrë më të përshtatshme, ashtu që askush mos të ketë frikë dhe mos ketë mosinformim”, tha ai.