Ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, kërkon që të kthehet vëmendja te ndryshimet kushtetuese, transmeton TV21. Ai ka kërkuar që të mos defokusohet publiku nga debatet për ndryshimin e stemës, pasi sipas tij, qytetarët duan sundim të ligjit, rroga të larta, ekonomi të fortë, arsim dhe shëndetësi cilësore. “Në vend që të defokusohet publiku me debate për ndryshimin e stemës, apo simboleve të tjera, duhet ta rikthejmë fokusin tek ndryshimet kushtetuese që hapin kapitujt e negociatave me BE-në. Qytetarët duan sundim të ligjit, rroga më të larta, ekonomi më të fortë, arsim dhe shëndetësi cilësore – dhe këto nuk mund të arrihen pa avancimin në integrimin evropian. Është koha për vendime të guximshme që sjellin rezultate të prekshme për njerëzit!”, shkruan Osmani.
“Ta rikthejmë fokusin te ndryshimet kushtetuese dhe t’i hapim kapitujt me BE-në” – Osmani kërkon të mos defokusohet publiku me debatin për stemën
Advertisement
Advertisement
Advertisement