Suspendohet një zyrtar policor – u kap duke përdorur lëndë narkotike brenda komunës

Estimated read time 1 min read

Inspektorati Policor i Kosovës pas fillimit të hetimeve ku dyshohet se zyrtarë të komunës së Leposaviqit kanë konsumuar lëndë narkotike brenda objektit të komunës, kanë suspenduar edhe një zyrtar policor.

Hetimi i IPK-së ka filluar bazuar në dyshimet se në këto pamje tashmë të publikuara mund të jetë i përfshirë si i dyshuar edhe një zyrtar policor.

Advertisement

IPK me autorizim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë tashmë ka intervistuar një zyrtar policor të Stacionit Policor në Leposaviq me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge””, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like