Sulmi në Pragë/ Studenti shqiptar: Isha afër vendit ku u kryen vrasjet!

Estimated read time 1 min read

Praga u trondit pasditen e djeshme nga një sulm me armë zjarri brenda Universitetit të Arteve, ku David Kozak, 24 vjeç vrau 14 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Këtë ngjarje të rëndë , studenti shqiptar në këtë universitet në Pragë, Romario Zoga, e përshkroi si shokuese. Shqiptari ka qenë pranë vendngjarjes.

“Unë nuk kam qenë shumë larg nga vendi i ngjarjes. Isha rreth 10-15 minuta larg universitetit. Kudo nëpër rrugë shihej që njerëzit ishin disi të trembur. Shihje të gjithë ose në rrugë ose në metro që po e ndiqnin ngjarjen live hap pas hapi dhe flisnin me familjarët e tyre se ku ishin dhe si ishin”, deklaroi Zoga për Klan Kosova.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like