Breaking News :

nothing found
12-08-2022

Suedia merr kryesimin e OSBE-së, lavdëron Shqipërinë për punën e kryer gjatë 2020

Advertisement

Që nga sot, Suedia kryeson për një vit Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE).

Fokusi i presidencës, siç u njoftua në Stokholm, do të jetë forcimi i sigurisë dhe demokracisë.

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde njoftoi se vendi do të punojë në forcimin e sigurisë dhe demokracisë në Evropë dhe mjedisin e afërt, me një fokus në të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit.

“Jam e nderuar të marr kryesimin e OSBE-së, në një kohë kur rajoni ynë duhet të bashkohet për t’u përqendruar në sigurinë tonë të përbashkët, bazuar në parimet dhe angazhimet që kemi bërë të gjithë”, shkroi ajo në llogarinë personale në Twitter.

Linde më tutje falënderoi kryeministrin shqiptar, Edi Rama për punën e kryer gjatë vitit të kaluar, ku për një vit këtë organizatë e udhëhoqi Shqipëria.

“Përkundër rrethanave sfiduese, ju arritët të rishikoni modalitetet e takimit, të merrni vendime të rëndësishme dhe të keni një udhëheqje të re ekzekutive!”, tha Linde.

Advertisement

Read Previous

Bebja e parë në Tetovë për Vitin e Ri është djalë (Foto)

Read Next

Vjosa Osmani shpalos slloganin e zgjedhjeve “Guxo” (Foto)