Derisa të rinjtë në Maqedoni po protestojnë duke kërkuar drejtësi dhe siguri në rrugë, është paralajmëruar një skandal i madh që ka treguar fytyrën e vërtetë të VMRO-DPMNE-së, tha Stojçevski në konferencën për media. “Sergej Popov, deputet aktual dhe kryetar i UMS-së së VMRO-DPMNE-së, në vitin 2014 ka vozitur në gjendje të dehur, pa patentë shofer dhe ka shkaktuar një aksident trafiku në të cilin ka lënduar një grua! Për shkak të kësaj, ai u dënua për një vepër të rëndë – ngarje pa patentë, nën efektin e alkoolit dhe shkaktim i një aksidenti të rëndë trafiku. Kjo lloj sjelljeje imorale është në thelb identike me sjelljen e autorit të aksidentit automobilistik ku përfshihet e reja Frosina. Aq më tepër që vrasësi i Frosinës është në burg, ndërsa Sergej Popov është deputet i VMRO-DPMNE-së. Kjo është fytyra e vërtetë e VMRO-DPMNE-së, krejtësisht e kundërt me gjithçka që duan të rinjtë dhe për të cilën luftojnë dhe qëndrojnë”, tha Stojçevski nga LSDM. Pas kësaj, as Popov dhe as DPMNE nuk kanë të drejtë të thërrasin publikisht të rinjtë, as në protesta e as të premtojnë ndryshime, thonë nga LSDM. “Sergej Popov është pjesë e sistemit që vret dhe duhet të mbajë përgjegjësi, të japë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e deputetit dhe të japë dorëheqjen nga posti i presidentit të VMRO-DPMNE-së. Të rinjtë meritojnë përfaqësues të përgjegjshëm dhe të ndershëm pa skandale dhe akuza penale pas tyre”, tha Trajçe Stojçevski nga LSDM.
Stojçevski: Ka vozitur në gjendje të dehur, pa patentë, bëri aksident trafiku – kërkohet dorëheqje e këtij deputeti
Advertisement
Advertisement
Advertisement