Shoqata për sport dhe rekreacion “I pari deri në maje” sot do të organizojë garën tradicionale me “babadimra”, përcjell TV21. Në garën nëpër rrugët e Shkupit do të vrapojnë persona të veshur me kostume të kuqe të babadimrit.
Gara do të fillojë në ora 12:00 para “Skopje City Mall”. Rruga është e gjatë dy kilometra dhe pjesëmarrësit e moshave të ndryshme duhet të regjistrohen paraprakisht në faqen www.prvdovrv.mk Pjesmarrësit marrin kostum të plotë të babadimrit, i përbërë nga një pallto, pantallona, kapelë, rrip dhe mjekëre.
“Gara ka karakter argëtues dhe garues, mund të regjistrohen pjesëmarrës të të gjitha grupmoshave. Për fituesit ofrohen çmime, ndërsa pjesëmarrësve më me fat do t’u plotësohen dëshirat e Vitit të Ri përmes shortit, pavarësisht nga rezultati dhe vendi i fituar”, thonë organizatorët.