Snopçe: BDI t’a kushtëzojë Zaevin për ligjin për shtetësi

Shefi i Akademisë politike të ASH-së dhe deputet në Parlamentin e Maqedonisë, Halil Snopçe në intervistë për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, ka deklaruar se koalicioni ASH-AAA nuk përjashtonë mundësinë e koalicionimit në zgjedhjet lokale me parti maqedonase. “Ne si koalicion ASH –AAA nuk e mohojmë interesin tonë se jemi të interesuar për partnerë maqedonas në zgjedhjet lokale. Ne jemi të vetëdijshëm se moskalkulimet matematikore nga ana jonë na kanë kushtuar shtrejtë”, ka thënë mes tjerash Snopçe në intervistë për Zhurnal.

Duke folur për heqjen e referencës 20% për gjuhën shqipe, Snopçe ka theksuar se kjo çështje ka mund të zgjidhet gjatë ndryshimeve kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës, por kjo, sipas tij, nuk ka ndodhur për fajin e BDI-së dhe Ali Ahmetit. “Ne kemi pasur mundësi që referenca 20 % për gjuhën shqipe të hiqet, menjeherë pas Marrëveshjes së Prespës, nëse Ali Ahmeti e iniconte tryezën e përbashkët të partive politike shqiptare, dhe në rast se në mënyrë unanime jepnim kushtëzime që edhe kjo çështje të jetë pjesë e ndryshimeve kushtetuese, sikurse ndryshmet kushtetuese që u bënë si pasojë e Marrëveshjes së Prespës”, thekson Snopçe. Ai potencon se edhe vet kryeministri Zoran Zaev në takime joformale ka thënë se nuk e ka problem ta bëjë këtë ndryshim, madje, shton ai, edhe lideri i VMRO-DPMNE-së është shprehur i gatshëm që ta mbështesë një ndryshim të tillë.

Advertisement

Lidhur me ligjin për Shtetësi, deputeti Snopçe thotë se BDI duhet të bëjë presion mbi LSDM-së dhe Zaevit, madje edhe duke iu kërcënuar me largim nga Qeveria, me qëllim që ta detyrojë ta mbështes ligjin për shtetësi. “BDI deklarativisht deklaron se do të mbështet ligjin e opozitës për shtetësi, por nuk mjafton kjo. Bara kryesore për këtë Ligj është e BDI-së, për arsye se ajo është pjesë e Qeverisë dhe duhet të ushtron trysni ndaj partnerit të tyre LSDM, madje edhe me kanosje për ta lëshuar qeverinë me qëllim që t’i jepet mbështetje ligjit për shtetësi”, nënvizon Snopçe në intervistë për Zhurnal.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like