Skandali i Onkologjisë: Janë arrestuar katër të dyshuar, mes tyre edhe ish-drejtori Vasev

Estimated read time 1 min read

Skandali i Onkologjisë: Janë arrestuar katër të dyshuar, mes tyre edhe ish-drejtori Vasev

Katër të arrestuarit dje për lidhje me skandalin e Onkologjisë, mes tyre edhe ish-drejtori Nino Vasev, ndodhen ende në komisariatin e Proletit.
Nuk ka asnjë informacion nëse dhe çfarë masash do të kërkojë Prokuroria.
Sipas informacioneve të konfirmuara nga klinika, në mesin e të arrestuarve është edhe ish-drejtori Nino Vasev, një infermier dhe një portier. Jozyrtarisht, në mesin e të dyshuarve është edhe ish-drejtori ekonomik i klinikës, Nehat Nuhi. Prokuroria ka konfirmuar se arrestimet dhe bastisjet kanë qenë me kërkesë të prokurorit publik, por nuk kanë dhënë detaje për të arrestuarit, arsyet e arrestimit. dhe identitetin e personit që është thirrur për intervistim zyrtar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like