Skandal: “Mori dheun nga varri i krishterë’, shehu mashtrues shet hajmalit në Kosovë

Estimated read time 2 min read

Piranjat: Shehu mashtrues nga Kosova që shet hajmali

Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe kudo ku ka shqiptarë janë shtruar së fundmi personat që pretendojnë se në emër të fesë mund të zgjidhin hallet e jetës suaj, problemet familjare, psikologjike, me shëndetin dhe gjithçka që keni nevojë.

Një raportim i ‘Piranjave’ ka zbuluar se kosovari Astrit Dema, rreth 54-vjeçar, që mban veten si sheh, po mashtron dhe po shet hajmalitë e ti.

‘Ai na ka mashtruar mua dhe familjarët e tij. Kërkon 150 euro për hajmalinë për bashkim familjar, 200 euro për prishje magjie dhe 250 euro për Kurban’, thotë ai.

Nisur nga diçka e tillë, Piranja Kamila Xhakaj vendosi të shkonte drejt Fushë Kosovës për të kuptuar se si qëndronte e vërteta. Arrihet takimi në zyrat e shkollës dhe menjëherë ‘shehu’ nis punën.

‘Ndaj me duar Kuranin. Ti ke 3 muaj që je në gjendje të keqe. Ke 3 muaj, jo 2. Është një vajzë në rrethin tënd që ka dashur të ju bëjë keq.

Advertisement

‘E keni në rrethin tuaj shoqëror. Ju ka lënë një dhuratë, si qen, si mace. E keni parasysh, si këlysh. Ajo ka dashur të ju ftohur, ka marrë nga dheu i varrit të të krishterëve’.

Pas kundërshtive të Kamilës, Shehu nis sërish me gënjeshtrat e radhës. ‘Duhet të ketë qené si kukull kaprolli. Nuk do të ketë më probleme,po të jap një hajmali. Do e mbash të reçipetat. Mjafton ta prekësh dhe do jesh në rregull.

‘Do kesh 3 hajmali dhe gjithçka është në rregull’, tha Shehu.

Në këtë moment, Kamila prezantohet dhe e përball me të gjitha akuzat. Një ballafaqim që nuk duhet humbur.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like