“Situata mund të agravojë”/ Vrasja e Liridona Ademajt, çfarë po paralajmëron ish-prokurori

Estimated read time 1 min read

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beçi, ka deklaruar në studion e “Open” lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt se gjykata mund ta ketë të pamundur të gjejë një motiv kryesor.

Sipas tij gjykata mund të tregohet e rezervuar për ta thënë publikisht motivin kryesor për të mos prekur probleme sociale dhe të krijojë plagë që mund të agravojnë situatën.

“Në pikëpamje të provueshmërisë së materies që mund të çohet në gjykatë, motivet krijojnë tablonë e qartë rreth rrethanave rënduese. Por nëse gjykata e ka të pamundur të gjejë një motiv kryesor dhe e përfshin në motivet e dobëta shkon në gjykatë. Por kam dhe mendimin se për të mos prekur probleme sociale, për të mos e çuar në këtë zinxhirin mediatik përmes deklaratave, prokuroria do tregohet e rezervuar për ta thënë publikisht motivin kryesor, sepse nuk besoj se i intereson prokurorisë të shpjegojë dhe të krijojë plagë e probleme sociale që mund të agravojnë situatën”, tha ai mes të tjerash.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like