Lidhja e sindikatave sot në Këshillin ekonomik dhe social propozoi që pasi që të harmonizohet paga minimale në rreth 24 500 denarë, ajo të rritet së paku në 27 700 denarë ose 450 euro. Propozojnë plotësisht të paguhen kontributet deri në 24 500 denarë, ndërsa për dallimin, në këtë rast që është së paku 3 200 denarë, shteti të dalë në ndihmë.
Propozimi i dytë është që paga minimale dhe rritja të subvencionohet nga shteti në gjashtë, tetë dhe 12 muaj. Por problem për punëdhënësit është ajo që nëse rritet paga minimale atëherë do të duhet të rritin pagat e punëtorëve të tjerë, ndërsa me këtë edhe kontributet. Andaj, përderisa Qeveria nuk prononcohet se përkohësisht do të subvenciononin ose do të lironin pagesën e kontributeve dhe për dallimin nga rritjen për të gjitha pagat, për Organizatën e punëdhënësve propozimi është i papranueshëm.
Përndryshe, në seancën e sotme të Këshillit, sulm i ri ndaj mënyrës së përllogaritjes së shportës sindikale minimale. Pas kontestimit të metodologjisë nga ana e qeverisë dhe kryeministri Hristijan Mickoski, sot të njëjtën e kontestuan edhe punëdhënësit të cilët kërkuan që këtë përllogaritje ta bëjë një nga institucionet shtetërore. Akuzuan se sindikata e llogarit dyfish më të lartë shportën se sa është në realitet.
Pas kontestimit të këtillë të metodologjisë, në seancën e sotme të Këshillit, u propozua formimi i organit shtetëror ku do të marrin pjesë përfaqësues të ministrisë së ekonomisë dhe të financave, të LSM-së, të punëdhënësve dhe të Entit shtetëror të statistikës të cilët do ta përllogarisin shportën konsumuese. Përndryshe, Statistika i bëri përllogaritjet deri në 2011 por nuk thanë qartë se pse e ndërpresin këtë aktivitet.