Siljanovska mbajti fjalimin e fundvitit në Kuvend! BE mbetet prioriteti kryesor, është koha për hapërim të guximshëm nga BE

Siljanovska mbajti fjalimin e fundvitit në Kuvend! BE mbetet prioriteti kryesor, është koha për hapërim të guximshëm nga BE

Anëtarësimi në BE ishte dhe mbetet prioritet kyç i vendit tonë, ndërsa Brukseli është destinacioni strategjik i Maqedonisë, porositi presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, në fjalimin e saj të parë para deputetëve pas zgjedhjes së saj para 7 muajve. Tha se politika jonë është plotësisht e harmanizuar me atë të BE-së por se interesat shtetërore ndërtohen këtu në vend.

Ajo foli edhe për problemin me Bullgarinë dhe kërkesën për reforma kushtetuese, ku theksoi se në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë nuk ka asnjë fjalë për ndryshimin e Kushtetutës.

Siljanovska foli edhe për sundimin e së drejtës, e mbështeti luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ndërsa shtoi se nevojiten edhe reforma të thella në gjyqësor.

Advertisement

Në fjalimin e saj ajo dërgoi porosi edhe deri te opozita se duhet të jenë segment i fuqishëm politik dhe ta ruajnë demokracinë. Foli edhe për problemin me ndotjen e ajrit ku theksoi se ndotës më i madh është sektori energjetik. Në lidhje me amnistitë theksoi se nevojitet ligj i ri dhe rishqyrtim i politikës sanksionuese .

Advertisement
Advertisement