Breaking News :

nothing found
05-10-2022

Siguri e shtuar në Washington/ Biden: Nuk kam frikë ta bëj betimin jashtë

Advertisement

Shërbimi Sekret dhe Garda Kombëtare po përgatiten të dërgojnë përforcime shtesë për inaugurimin e presidentit të ardhshëm Joe Biden.
Ndërkaq, kryebashkiakja e Uashingtonit ka bërë thirrje që njerëzit të rrinë në shtëpi gjatë kësaj ceremonie.

Pas skenave të dhunshme të javës së kaluar në ndërtesën e Kongresit, Shërbimi Sekret njoftoi të hënën se do të fillojë operacionet speciale të sigurisë që më 13 janar në vend të datës së parashikuar për më 19 janar. Garda Kombëtare konfirmoi se do të dërgojë deri në 15,000 trupa për të garantuar sigurinë gjatë ceremonisë së inaugurimit.

Kjo shifër përfaqëson një rritje dramatike krahasuar me 8,000 trupa që u dërguan për ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump katër vjet më parë. Ndërkohë presidenti i zgjedhur, thotë se nuk është i shqetësuar për ditën e inaugurimit.

Nuk kam frikë ta bëj betimin jashtë dhe po informohem për situatën. Por, unë mendoj se është shumë e rëndësishme që të fokusohemi tek ndalimi dhe vënia para përgjegjësisë të atyre që kërcënuan jetët e njerëzve, dëmtuan pronën publike dhe shkaktuan shumë dëme”, deklaroi Biden.

Ndërkaq, kryebashkiakja e Washingtonit, Muriel Bowser u bëri thirrje atyre që planifikojnë të vijnë në Uashington të qëndrojnë në qytetet e tyre dhe ta ndjekin ceremoninë në televizor, duke përmendur incidentet e javës së kaluar. Ajo tha se i kishte dërguar një letër Presidentit Trump ku i kërkonte të shpallte “përgatitje për gjendje emergjente” për Uashingtonin para ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri më 20 janar.

Trump e miratoi kërkesën e kryebashkiakes së Washingtonit për të shpallur “përgatitjet për situatë emergjente” që autorizon mobilizimin e burimeve federale për të garantuar sigurinë në kryeqytet gjatë inaugurimit të presidentit të ri. Autoritetet e kryeqytetit nuk kanë kompetenca mbi territorin ku ndodhet Capitol dhe institucione të tjera federale.

Top Channel

Advertisement

Read Previous

Ditmire Shehu dhe Krenar Lloga do të jenë anëtarë të rinj të KSHZ-së

Read Next

Trump shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Uashington