Shtëpia kuq e zi në Shipkovicë, pronari në mërgim ruan dashurinë për atdheun

Shtëpia kuq e zi në Shipkovicë, pronari në mërgim ruan dashurinë për atdheun

-Shtëpia prapa meje është shtëpia më virale në rrjetet sociale, sidomos gjatë muajit nëntor, po ku ndodhet kjo shtëpi dh cila është historia e kësaj shtëpie, raporton Senat Zylbehari, gazetar TV21.

Shtëpia me fasadën me mbi 30 flamuj gjendet në Shipkovicë të Tetovës.

Pronari i saj është Xhelal Shpici, mërgimtar në Bullgari, por arritëm të flasim me të.

“Shtëpia është bërë në fillim të vitit dhe është bërë për dashurinë që kam ndaj kombit dhe një nder sado pak për të gjithë ata që kanë dhënë jetën për liri dhe për nderë të kauzës”, tha Xhelal Shpici, pronar i shtëpisë.

Xhelali ka marrë komente të mira për idenë dhe thotë se i vjen mirë që është pëlqyer.

“Ideja është e imja dhe mjeshtrit, i kam paguar dhe u kam treguar se çka të bëjnë, vetëm se materialet i kam sjellë nga jashtë se është problem për ngjyrën e kuqe nuk kishte gjithkund”, pohoi Xhelal Shpici, pronar i shtëpisë.

Për Xhelalin, patriot nuk duhet të jesh vetëm në shtëpi, por kudo që të jesh, edhe në kurbet.

“Edhe pse nuk mund të jem atje por rrethanat janë ashtu unë punoj dhe veproj në Bullgari po punoj këtu me ndërtimtari. Mendja edhe zemra më rrinë gjithmonë atje. Unë për vete nuk jam patriot kudo që jam, por ku të jem jam patriot, këtu e kam edhe para këtu e kam Skënderbeun, flamurin, shqiponjën”, deklaroi Xhelal Shpici, pronar i shtëpisë.

Advertisement

Vëllai i tij, Besimi i cili na e hapi derën e shtëpisë kuq e ti në Shipkovicë, na tregoi se Xhelali ka qenë ndër pjesëtarët e parë që u rreshtuan në UÇK në vitin 2001.

“Ai ka qenë një ndër të parët në moshën 18 apo 20 vjeçare, ai ka gati 20 vite që është jashtë”, u shpreh Besim Shabani.

Xhalali në fund na tregoi se ka edhe plane të tjera, madje premton se do të sjellë befasi duke ndërtuar  gjëra unike, gjithmonë me karakter kombëtar.

Advertisement
Advertisement