Shqiptari i dehur tenton t’ia merr jetën kunatit të tij

Estimated read time 1 min read

Një shqiptar në Greqi është arrestuar pasi tentoi të vriste me armë zjarri kunatin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Lagada mbrëmjen e së mërkurës. Sipas mediave greke, 39-vjeçari shqiptar ka qenë në gjendje të dehur kur qëlloi me çifte në drejtim të kunatit të tij 37-vjeçar. Fatmirësisht, ky i fundit nuk u prek nga të shtënat e armës dhe shpëtoi pa lëndime.

Kur në vendngjarje shkoi policia, autori hyri në oborrin e një kishte dhe qëlloi në ajër me çifte për të kanosur oficerët e policisë që mos ta arrestonin.

Advertisement

Asnjë efektiv nuk u lëndua, ndërsa 39-vjeçari shqiptar u arrestua falë ndërhyrjes policore.

Ai akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, rezistencë ndaj punonjësve të policisë dhe armëmbajtje pa leje.

Policia zbuloi se çiftja që posedonte shqiptari ishte raportuar e vjedhur në muajin Janar 2023 në një tjetër shtëpi.

/tvklan.al

Advertisement
Advertisement

You May Also Like