Shpërthim në një fabrikë – lëndohet rëndë deputeti shqiptar

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë pasdite në Lushnje në një biznes.

Tek rrethrrotullimi i plasmasit në Lushnjë gjatë punës në fabrikë një vinçier ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim. Në vendngjarje ka mbërritur edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Advertisement

Katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar në spital. Dyshohet se mes të plagosurve është edhe deputeti i PS-së, Bujar Çela. /L.F-dritare.net

Advertisement
Advertisement