Shkup më në fund me ajër më të pastër! Por mbetet alarmi për ndotje

Shkup më në fund me ajër më të pastër! Por mbetet alarmi për ndotje

Mëngjesin e sotëm Shkupi përjetoi ditën e parë me nivele më të ulëta të ndotjes së ajrit, pasi disa ditë ndotja ishte enorme. Era që filloi mbrëmë vonë në luginën e Shkupit dhe reshjet e paralajmëruara të shiut dhe borës kanë pastruar ajrin duke u mundësuar qytetarëve të marrin frymë pa frikë. Sipas platformës zvicerane për matjen e cilësisë së ajrit, indeksi i ndotjes sot është 53, që e rendit Shkupin në vendin e 77-të në listën botërore të qyteteve të ndotura, me praninë e 10 mikrogramëve për metër kub të grimcave PM2.5 dhe 12.8 mikrogramëve të grimcave PM10.

“Për krahasim, qeveria e LSDM-së dhe pushteti lokal ndërmerrte sërë masash në luftën kundër ndotjes së ajrit dhe ato masa kontribuuan në uljen e përqendrimit të grimcave të dëmshme PM 2.5 në ajër në baza vjetore”, tha Kaja Shukova, nënkryetare e LSDM-së.

Shukova kritikoi ashpër qeverinë, duke e akuzuar atë se nuk ka përmbushur premtimet për të investuar 1 miliardë euro për uljen e ndotjes.

“Qeveria nuk ndau asnjë euro nga kredia prej 250 milionë eurove nga Hungaria për uljen e ndotjes së ajrit”, shtoi Kaja Shukova, nënkryetare e LSDM-së.

LSDM propozoi masa të destinuara për pushtetet lokale: subvencione për sisteme ekologjike të ngrohjes, furnizimi i pastruesve të ajrit në shkolla dhe kopshte, gjelbërimin intensiv të hapësirave publike dhe pastrim i rregullt i deponive.

“Propozimet e LSD-së për ndotjen e ajrit i kemi shqyrtuar me shumë seriozitet, duke pyetur veten pse, nëse e dinin se çfarë duhej të bënin deri para 6 muajve nuk kanë lëvizur as me gisht për ta zgjidhur këtë çështje. Por e kuptuam për çfarë bëhet fjalë. Dhe kështu lexojmë për të parë nëse ka ndonjë gjë të mençur dhe nëse kanë ndryshuar në LSD, megjithëse ka një thënie tek ne që thotë se ‘

Advertisement
ujku qimen e ndërron, por zanatin s’e harron’. Jo vetëm që nuk kanë ndryshuar, por vazhdojnë të fundosen”, pohoi VMRO-DPMNE.

UNICEF paralajmëron se ndotja e ajrit është një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin e fëmijëve në Maqedoninë e Veriut. Sipas tyre, 11,6% e të gjitha vdekjeve të foshnjave janë për shkak të ajrit të ndotur, ndërsa rreziqet janë më të mëdha gjatë dimrit, veçanërisht në qytete si Tetova, Manastiri dhe Kavadari.

“Ndotja e ajrit i bën fëmijët të prekshëm ndaj infeksioneve, pengon zhvillimin e tyre kognitiv dhe kërcënon shëndetin e tyre të përgjithshëm”, deklarojnë nga UNICEF.

Edhe pse pastrimi i sotëm i ajrit është i mirëpritur, ekspertët dhe opinioni mbeten të shqetësuar.

Advertisement
Advertisement