Shkolla ” Hasan Prishtina” në Çair fillon mësimin pa nxemje

Estimated read time 2 min read

Sot ka nisur procesi mësimorë në gjysëmvjetorin e dytë në gjithë shkollat e vendit por jo të gjitha këto institucione i kanë kushtet për një fillim normal të mësimit informon Tetovasot

Një ndër këta shkolla është edhe
“Hasan Prishtina” në Komunën e Çairit që sërish ka filluar gjysëmvjetorin e pa nxemje qendrore.

Në këto temperatura ekstreme nga i ftohti që po mbretërojnë ditëve të fundit,janë nxënësit në këtë institucion shkollorë që i ndjenë pasojat.

Fëmijët atje detyrohen të humbin mesimin shkaku i mos seriozitetit dhe keqmenaxhimit nga ana e Komunes së Çairit.

Nga ana e Komunës ende nuk kanë dhënë informacione për rastin.

Ndryshe pas pushimit dimëror, nxënësit janë kthyer sot në shkollë për të vazhduar mësimin e gjysmë-vjetorit të dytë të vitit 2023/2024.

Të përkujtojmë se nxënësit , do të kenë një tjetër pushim pranveror, nga data 29 prill deri më 6 maj 2024, që është një risi për këtë vit shkollor.

Advertisement

E re është gjithashtu që nxënësit në shkollat ​​fillore do të mësojnë deri më 17 qershor, për të përmbushur numrin e caktuar të ditëve të punës (180) sipas kalendarit për organizimin e mësimit.

Për nxënësit e shkollave të mesme viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor në vend të 17 qershorit

Advertisement
Advertisement

You May Also Like