Breaking News :

nothing found
27-11-2022

Shkarkohet Sandër Lleshaj? Vr*sja e Klodian Rashës shkarkon ministrin e Brendshëm

Advertisement

Sandër Lleshaj do të largohet nga posti i Minsitrit të Brendshëm. Dosja.al ka mësuar se kryeministri Edi Rama ka vendosur që të largojë Lleshajn nga ky post, pas dy ditëve flakë e protesta në vend për v r a s j e n  e të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

Ajo që është me pikëpyetje aktualisht, është pasardhësi i Lleshajt që do të drejtojë Ministrinë e Brendshme. Emrat që po diskutohen në kabinetin qeveritar deri më tani, sipas burimeve për Dosja.al janë Taulant Balla dhe Adnor Shameti.

Por, nga ana tjetër, burime për Dosja.al bënë me dije se nuk përjashtohet edhe mundësia që në vend të Sandër Lleshajt të vendoset një grua. Se cila do të jetë ajo mbetet për tu parë./Dosja.al

Advertisement

Read Previous

Klubi i natës shndërrohet në qendër të dhurimit të gjakut (FOTO)

Read Next

Ekskluzive Sa është pasuria e liderve shqiptar