“Shefat udhëzonin, ata ekzekutonin”, VMRO me kritika të ashpra për sistemin e drejtësisë

VMRO-DPMNE kritikon gjykatësit Kacarska dhe Tërpkov, si dhe prokurorët Kocevski dhe Ruskoska, duke i cilësuar si të kapur nga politika dhe të përfshirë në mbrojtjen e korrupsionit dhe krimit. Deputeti i kësaj partie Brane Petrushevski pretendon se këta individë kanë vepruar sipas urdhrave të partive në pushtet dhe se qytetarët i njohin vetëm për keqpërdorimin e fondeve publike. “Kacarska dhe Trpkov luajtën me fatin e njerëzve të përfshirë në rastin e 27 prillit. Për këtë, shefat e tyre nga LSDM dhe BDI i shpërblyen, kështu që Kacarska u bë gjykatëse kushtetuese, ndërsa Trpkov harroi se në gjyqësor duhet të veprohet sipas ligjeve dhe Kushtetutës dhe veproi sipas politikave të shefave të tij. Shefat u jepnin urdhra, ndërsa ata ekzekutonin – përkatësisht, shkruanin aktgjykime. Kacarska dhe Trpkov nuk dinë të veprojnë ndryshe”, tha Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *