Serbia dëboi disa persona të OJQ-ve, mes tyre edhe Iskra Roso nga Maqedonia

Serbia dëboi disa persona të OJQ-ve, mes tyre edhe Iskra Roso nga Maqedonia

Serbia e ka arrestuar dhe dëbuar për në Maqedoni drejtoreshën ekzekutive të shoqatës për përkrahjen e personave me nevoja të veçanta SOLEM, Iskra Roso. Ajo është shtetase e RMV-së. Informacionin për MIA-n e ka konfirmuar vetë Roso. Njëjtë si ajo, pas asnjë shpjegim, janë deportuar gjithsej 13 shtetas të huaj. Ata ishin pjesë e Akademisë Erste për OJQ-të, organizuar nga Fondacioni Erste. Janë marrë gjatë natës nga hoteli ku po qëndronin në Beograd pa asnjë shpjegim dhe pasi u mbajtën për disa orë, u desh të largoheshin menjëherë nga Serbia. Gjithashtu iu është ndaluar hyrja në vend për një vit.